13:50 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Paralajmërimi: Do rriten gjobat nëse kapeni me celular në timon

Për të gjithë drejtuesit e mjeteve që përdorin celularin gjatë udhëtimit, pritet të rritet gjoba nga ana e policisë rrugore. Kreu i kësaj policie, Mitat Tola paralajmëroi ndryshime në kodin rrugor duke rritur gjobat për përdorimin e celularit.

“Përdorimi i celularit është një nga problemet kryesore në trafik. Drejtuesit e mjeteve e kanë në modë përdorimin e celularit dhe ne besojmë se mund ta ulim me një masë administrative siç e kemi ne me 10-15 mijë lekë të vjetra. Eksperienca me rripin e sigurimit ku katërfishimi i masës administrative ka sjellë një përdorim të dukshëm, shpresoj që edhe ashpërimi i masës administrative të celularit që është pjesë e ndryshimeve të kodit rrugor të ulet edhe përdorimi i tij dhe shkaqet e pasojave rrugore nga ky përdorim”,tha Tola.