Paralajmërimi i Flick: Do të shihni një ndeshje ndryshe në ‘Camp Nou’
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka folur pas barazimit 1-1 ndaj Newcastle United, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Champions.
Tekniku gjerman paralajmëroi se skuadra e tij do të bëj një ndeshje krejt ndrysh në ”Camp Nou” javën e ardhshme, shkruan IndeksOnline.
Ai tha se rezultati i ndeshjes së parë, ku Baracelona arriti të barazoj në minutat e fundit, është një lajm i mirë.
“Do të shihni një ndeshje ndryshe në Spotify Camp Nou. Rezultati është lajmi më i mirë sot. Nuk ishim në formën tonë më të mirë, por shfrytëzuam mundësinë që patëm. Nuk është e lehtë të luash në këtë fushë.”, ka deklaruar Flick pas ndeshjes./IndeksOnline/

