75 Mall Live Search
11:01 / E Enjte, 10 Shtator 2020 / indeksADMonline

Paralajmërimi i fortë i ministres britanike për kriminelët shqiptarë

Sekretarja britanike për Çështje të Brendshme, Priti Patel, është zotuar se do të veprohet me dorë të hekurt ndaj të gjithë atyre shqiptarëve të përfshirë në krime në Britaninë e Madhe.

Patel sipas gazetës “Daily Mail” që i referohet Top Channelli, bëri një koment dje kur drejt Tiranës u dëbuan disa shqiptarë të përfshirë në krime.

“Anglia do të jetë një vend më i sigurt pa këta kriminelë. Mesazhi dëbimit të tyre është i qartë. Nëse ju vini në këtë vend dhe abuzoni mikpritjen ju do të dëboheni”, deklaroi ajo.

Shqiptarët e dëbuar janë:

Armand Gjyriqi 27 vjeç, i dënuar me 8 vjet burgim për shitje kokaine.

Andrea Kapo 24 vjeç, i dënuar me 5 vjet burgim për shitje kokaine dhe përdorim të dokumenteve të falsifikuar. Policia në vitin 2018 i kapi kapos 53.000 stërlina “cash” dhe kokainë me vlerë 65.000 stërlina.

Orgito Asllanaj 29 vjeç i dënuar me 12 vjet burgim për rritje kanabisi në një shtëpi.

Në burgjet angleze dhe të Walesit janë 9.200 shtetas të huaj. Shqiptarët përbëjnë 11% të totalit të tyre.