Paralajmërimi i Ledion Liços para nisjes së “Big Brother VIP Albania”
Ledion Liço u ka dhënë fund spekulimeve në media lidhur me jetën e tij personale dhe të ardhmen për drejtimin e “Big Brother VIP Albania”.
Zërat për Ledion Liçon u ndezën pas një videoje ironike të ish-banorit të “BBVA”, Xum Allushi, i cili la të kuptohej se Ledioni ishte ndarë nga partnerja e tij, Sara Hoxha.
Për t’i dhënë fund aludimeve, Ledioni ka postuar në InstaStory thënien e njohur nga “Game of Thrones”: “Një luan nuk shqetësohet nga mendimi i deleve!” Ai e shoqëroi këtë citim me frazën: “Winter is Coming…” (Dimri po vjen…), e cila u interpretua edhe si paralajmërim për nisjen e edicionit të pestë të formatit.
Ky postim, ku perdoreshin fjalët e personazhit Lord Tywin Lannister, u interpretua nga pamfleti.net, si një përgjigje e fortë ndaj atyre që spekulojnë për jetën e tij, duke treguar se moderatori nuk i merr seriozisht thashethemet dhe po vazhdon me planet e tij profesionale.


