Paralajmërimi i madh nga këngëtari i njohur, Nadi

Pas një sezone të frytshme me mbrëmje muzikore, artisti i shumë pëlqyer nga publiku, Leonard Matoshi i njohur me emrin artistik Nadi bashkë me bandin e tij kanë arritur të korrin suksese të mëdha.
Si një ekip fantastike, kanë zbuluar që janë duke përgatitur për projekte të reja.

Në një prononcim për Indeksonline, Nadi u shpreh se vera e këtij viti ka qenë me plotë koncerte në çdo vend ku ka shqiptar.
“Kjo sezonë ka qenë e ngarkuar por edhe mjaftë sfiduese për ne. Jemi munduar që publiku të jetë i kënaqur me ne dhe besojë që ia kemi arritur këtë”, tha ai.

Gjithashtu këngëtari zbuloi që së shpejti do të lansoj projekte të reja muzikore.
“Kam përgatitur këngë të reja të cilat do i sjellë solo si dhe bashkëpunime me emra të njohur të estradës”.
Andaj fansat e Nadit le të përgatiten sepse një sezonë edhe më e nxehtë po vjen nga projektet e tij./Indeksonline/
