20:58 / E Hënë, 25 Janar 2021 / Blerim

Paralajmërimi i rrezikshëm i doktorit kosovar nga Berlini: Nëse vazhdohet kështu me reinfektim nga variantet e reja…

Doktori kosovar që jeton në Berlin, Fahri Beqa, përmes një postimi të bërë në rrjetin social FB ka treguar se në Hanover një grua është infektuar dy herë më covid, derisa ka thënë se nësë vazhdohet kështu me reinfektim nga variantet e reja të Coronavirusit (dhe kjo vërtetohet shkencërisht edhe në rastet tjera që janë nën hetim), atëherë situata me pandeminë shumë vështirë që mund të futet nën kontrollë edhe për një kohë të pacaktuar.

Ky është postimi i plotë i tij

Ky definitivisht nuk është lajm i mirë:

Një grua në Hanover është infektuar 2 herë me Coronavirus mbrenda 6 javësh. Herën e parë me variantin e zakonshëm të SARS-CoV2, ndërsa herën e dytë është testuar pozitivisht me variantin e ri të virusit B1.1.7.

Nëse vazhdohet kështu me reinfektim nga variantet e reja të Coronavirusit (dhe kjo vërtetohet shkencërisht edhe në rastet tjera që janë nën hetim), atëherë situata me pandeminë shumë vështirë që mund të futet nën kontrollë edhe për një kohë të pacaktuar, ndërsa masat parandaluese do të zgjasin edhe më tutje me muaj të tërë. Sepse edhe ata që e kanë kaluar COVID-19, por edhe ata që vaksinohen nuk është e sigurtë se janë të mbrojtur nga variantet e reja të Coronavirusit.
Kjo poashtu e vë në pikëpyetje ndikimin e përgjithshëm të vaksinës në përfundimin e pandemisë për shkak të paraqitjes ekstrem të shpejtë të variantave të reja të virusit.
Prandaj është më se e domosdoshme të investohet intenzivisht në zbulimin sa më të shpejtë të medikamenteve antivirale për mjekimin e COVID-19. Vetëm zbulimi i medikamenteve efikase për mjekimin e COVID-19 si duket mbetet arma e fundit për përfundimin e pandemisë.
Si duket tani për tani ky lloj i Coronavirusit (SARS-Cov2) duket të jetë shumë më i shpejtë se sa studimet shkencore që janë duke u zhvilluar paralelisht për të futur nën kontrollë përhapjen e tij në tërë botën.