14:05 / E Mërkurë, 24 Shkurt 2021 / OSH

Paralajmërohen aksione të reja

Mëngjesin e sotëm një aksion i gjerë i Njësisë Speciale të Kosovës është kryer në disa lokacione të ndryshme në tërë Kosovë.

Me qëllim të kapjes së personave që dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, në një konferencë shtypi, ka paralajmëruar se aksione të tilla nëpër institucione të ndryshme do të ketë edhe në ditët në vijim.

“Në bazë të provave të grumbulluara, ky aksion do të zhvillohet edhe në ditët e ardhshme”, tha Lumezi para gazetarëve.

Ndërsa bëri të ditur se rreth 400 mijë euro janë konfiskuar nga këto aksione në Prishtinë, Gjilan, Lipjan, Istog dhe në Batllavë./IndeksOnline/