10:39 / E Hënë, 25 Janar 2021 / OSH

Paralajmërohen gjoba për partitë politike që mbajtën tubime gjatë fundjavës në Prishtinë

Foto Ilustrim

Ndonëse ende zyrtarisht nuk ka nisur fushata zgjedhore, tashmë të gjitha partitë politike po mbajnë aktivitete të shumta me qytetarë anë e këndë Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Ndërsa të tilla aktivitete politike me qytetarë nuk po mungojnë as në Prishtinë.

Mirëpo për mbajtjen e tyre në numër të madh të qytetarëve në kohën kur ende përballemi me virusin korona, drejtori i Inspektoratit në Prishtinë, Adonis Tahiri, ka paralajmëruar se do të ketë gjoba për të gjitha partitë politike që gjatë fundjavës organizuan tubime.

“Fundjavë “e gjallë”, me plot tubime partiake, në stilin #skavirus #bravoLab.

Për n’Prishtinë, sot i marrin përgjigjet!”, ka shkruar Tahiri.