23:37 / E Shtunë, 25 Shtator 2021 / OSH

Paralajmërohet albumi i tretë i Harry Styles

Harry Styles ka regjistruar fshehurazi albumin e tij të tretë.

Ish-ylli i “One Direction” dhe ikona ndërkombëtare e muzikës shkroi dhe regjistroi një seri këngësh në fillim të këtij viti, shkruan The Sun.

Për shkak të pandemisë, publikimi i tij u shty, por tani fansat nuk do të presin gjatë për të dëgjuar muzikën e re.

“Harry filloi të punonte në album në fillim të vitit 2020 dhe kishte disa seanca shkrimi para se të fillonte pandemia”, tha një burim.

“Si rezultat, planet u pezulluan, por shumica e këngëve përfunduan duke u regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar. Tani për tani detajet e sakta janë top sekret, por lista e këngëve duhet të vendoset së shpejti. Harry është vërtet i emocionuar për albumin”, tha i njëjti burim.

Këngëtari është i zënë edhe me publikimin e dy filmave “My Policeman” dhe “Don’t Ëorry Darling”, bashkë me muzikën e re dhe turneun e tij global.

Albumi i fundit i Harry-t, “Fine Line”, doli në vendin e parë të “Billboard 200” të SHBA-s, pas publikmit të tij në dhjetor 2019, ndërsa në pozitën e dytë në Mbretërinë e Bashkuar.

Singli i albumit “Ëatermelon Sugar” i dha Harry-t çmimin e tij të parë Grammy për “Performancën Më të Mirë Pop”.

Ai aktualisht po udhëton në Amerikë për turneun e “39-date Love On Tour” dhe e dashura e tij aktore, Olivia Ëilde është parë në një numër shfaqjesh, duke kërcyer jashtë skenës me krenari.

Dyshja u lidhën për herë të parë pasi u panë të kapur për dore në një martesë në janar, disa muaj pasi ajo u nda nga partneri i saj shumëvjeçar, aktori amerikan dhe komediani, Jason Sudeikis.