75 Mall Live Search
11:10 / E Martë, 23 Dhjetor 2025 / H F

Paralajmërohet bllokadë e rrugës afër kufirit Kosovë-Serbi, këshillohen qytetarët të përdorin rrugë alternative

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar qytetarët për një bllokadë të paralajmëruar rrugore në fshatin Kastrat të Kurshumlisë në Serbi.

Sipas njoftimit, bllokada do të zhvillohet nesër nga banorët lokalë.

“Duke u bazuar në burimet e hapura-mediat online, më 24 dhjetor 2025, është paralajmëruar bllokada e rrugës, nga banorët lokalë në segmentin rrugor, në fshatin Kastrat të Kurshumlisë (SRB), nga ora 11.50 deri në orën 15.50”, thuhet në njoftim.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar iu ka bërë thirrje qytetarëve që të përdorin rrugë alternative për të shmangur pengesat në këtë segment rrugor.