13:12 / E Diele, 02 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Paralajmërohet fundi i Rolling Stones

Keith Richards ka paralajmëruar fundin e grupit Rolling Stones.

Kitaristi i rrokut tha se turneu i ardhshëm i grupit mund të jetë i fundit.

“Nuk e di, asnjëherë nuk i dihet. Ndoshta ky është i fundit, nuk e di,”-u shpreh ai në një intervistë për revistën Rolling Stone.

Grupi i famshëm i rrokut do të performojë në stadiume në SHBA gjatë pranverës së vitit të ardhshëm, vend të cilin Richards e quajti “tokën e parë të gjuetisë” së grupit.

Turneu ‘No Filter’ fillon më 20 prill në stadiumin Hard Rock në Miami.