20:20 / E Martë, 10 Maj 2022 / OSH

Paralajmërohet se mësuesve kosovarë do t’u rritet paga në bazë të performancës

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci tha se do të ketë lëvizje të pagesave ndaj mësimdhënësve në bazë të performancës së punës së tyre.

Pupovci ka deklaruar se në Ligjin për paga pritet të futet një nen i cili parasheh që mësimdhënësve përveç pagës bazë t’u takojë një pagesë në varësisht nga niveli i licencës.

“Me SBASHK-un kemi avokuar që kjo të futet edhe në ligjin për paga d.m.th të jetë një nen me të cilin parashihet që mësimdhënësit përveç koeficientit i cili parashihet për ta, faktikisht ju takon një pagesë në bazë të nivelit të licencës, pra koeficienti mund të jetë për licencën bazike, ndërsa për licencat e nivelit më të lartë atëherë duhet të ketë një rritje page. Sepse konsiderohet që ata pastaj kanë një performancë më të mirë të punës”, tha ai në në Tëvë1.

Po ashtu, ai tha se janë duke bërë përpjekje që në shkolla të organizojnë një nivel të menaxhmentit të mesëm që nga drejtori të bëhet një shkallë e vlerësimit të mësimdhënësve.

“Jemi duke bërë përpjekje që në shkolla ta organizojmë të ashtuquajturin nivelin të menaxhmentit të mesëm, që përveç drejtorit të jenë edhe aktivat profesionale, ku pastaj në kuadër të departamenteve dhe nga drejtori bëhet një shkallë e vlerësimit të mësimdhënësve, ndërsa një vlerësim përfundimtar mund ta bëjnë edhe ekspertët e jashtëm. Do të ketë vlerësimtë rrëgullt vjetor të perfomancës, mirëpo vlerësim më i thellë do të bëhet me rastin e kalimit nga një nivel i licencës në nivel tjetër të licencës. Kjo ka 10 vjet nuk është arritur të bëhet”, tha më tej Pupovci.