75 Mall Live Search
22:32 / E Diele, 16 Korrik 2023 / AR

Paralajmërohet takimi i radhës Bislimi – Petkoviq

Javën e ardhshme pritet të mbahet takimi i radhës në mes të kryenegociatorëve Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit.

Kështu ka njoftuar emisari Special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, raporton Indeksonline.

Lajçak tha se është duke e përgatitur mbajtjen e këtij takimi.

Ai u shpreh i lumtur se janë bërë hapa konkrete drejt shtensionimit të situatës në veri.