Paralajmërohet tubim i fuqishëm i AAK-së: Peja është Meka e Jeruzalemi i Aleancës

Dega e Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës në Pejë ka bërë një paralajmërim për një tubim madhështor të kësaj partie në këtë qytet që do të mbahet të mërkuren.
Në një postim të kësaj partie në Facebook, bëhet e ditur se Peja të mërkurën do ta thotë fjalën e vet në mbështetje të AAK-së, në mbështetje të njerëzve që nuk kanë fjalë, por kanë vepra, vepra që i sjellin Pejës buxhet, zhvillim e përkrahje.
“Pejë mos të harrojmë, Haradinaj solli investime në Pejë më shumë se çdo Kryeministër tjetër! Ne nuk mbajmë inate politike si shume individë e parti politike”, thuhet në njoftim.
Tutje kjo parti ka theksuar se nuk ka asnjë rëndësi që në komunë nuk udhëheq Aleanca e ta ndalim përkrahjen për Pejën, as nuk ka rëndësi a e kemi Kryeministrin, sepse në çdo variant Peja është në zemrën e Aleancës dhe të Ramushit.
“Aleanca u themelua në Pejë, pejani Riza Lluka ja la emrin Aleancës e Peja është “Meka e Jeruzalemi” i Aleancës në çdo kohë e rrethanë politike!”, thuhet ndër të tjera në njoftim.