75 Mall Live Search
10:15 / E Hënë, 26 Qershor 2023 / AR

Paralajmëroi dasmën dhe fëmijë, Mozzik publikon unazën e martesës

Mozzik ka ngacmuar sërish përmes rrjeteve sociale.

Pasi tha se mund të martohet këtë verë dhe të bëhet sërish baba ai ka publikuar një unazë me diamant.

E pas saj një video ku shkruan “Unë natën e dasmës”.

Postimet e tij të mëparshme ku paralajmëronte martesë dhe fëmijë duke thënë se gruaja e tij ka më shumë se 2 milionë ndjekës, fansat e lidhën me Loredanën, të cilën ai e publikoi në instastory duke thyer akullin e një raporti të tensionuar mes tyre.

Por të gjithë këtë “rrëmujë” të Mozzikut ndjekësit po e përkthejnë si reklamë dhe paralajmërim të ndonjë projekti të ri.