75 Mall Live Search
17:24 / E Hënë, 01 Korrik 2019 / indeksADMonline

Paralajmëroi udhëtarët me drita për prezencën e policisë, dënohet me 30 euro në Istog

Policia e Kosovës ka shqiptuar një dënim që nuk rastis ta bëjë shpesh në komunikacion.

Ngjarja ka ndodhur sot në Istog, kur një udhëtar ka paralajmëruar pjesëmarrësit tjerë në komunikacion përmes përdorimit të dritave se ka prezencë të Policisë së Kosovës, shkruan Indeksonline.

Për këtë veprim ai është dënuar me 30 euro.

Veprime të tilla hasen shpesh te udhëtarët në Kosovë, sidomos në rrugët magjistrale ku zakonisht Policia përdorë radarë. /Indeksonline/