23:32 / E Shtunë, 03 Dhjetor 2022 / MSH

Paralajmërojnë ekspertët: Në këto ushqime Covid-19 “jeton” për ditë të tëra

Brokoli dhe mjedrat mund t’ju shkaktojnë Covid-19, ka paralajmëruar Agjencia e Standardeve të Ushqimit (FSA).

Ekspertët e shëndetësisë zbuluan se virusi që shkakton Covid-19 mund të jetojë në disa ushqime të gatshme për ditë të tëra. Testet u kryen në një laborator dhe zbuluan se koronavirusi jeton më gjatë në ushqime me sipërfaqe të pabarabarta, si brokoli dhe mjedra, raporton Daily Mail. 

Kjo ishte në krahasim me produktet me lëkurë të lëmuar si mollët. Por shkencëtarët kanë këshilluar se rreziku për konsumatorët mbetet shumë i ulët.

Testet laboratorike vunë re virusin SARS-CoV-2 në paketim dhe ushqim, duke përfshirë fruta dhe pije në shishe, që njerëzit mund t’i vendosnin në gojë pa larë.

Autorët e studimit thanë se publiku duhet të dijë se “virusi mund të vazhdojë në një gjendje infektive, në sipërfaqet dhe paketimin e ushqimeve, për disa ditë në kushte të caktuara të zakonshme.”

Ata shtuan rezultatet e studimit “përforcojnë nevojën për të ndjekur me rigorozitet masat higjienike”.