15:09 / E Hënë, 30 Shtator 2019 / indeksADMonline

Paralajmërojnë tifozët e Vëllaznimit: S’do të mbajmë përgjegjësi për veprimet e anëtarëve

Tri takime, tri barazime e tri humbje, është bilanci i Vëllaznimit këtë edicion në Ligën e Parë

Skuadra gjakovare që ende nuk e ka shijuar fitoren e parë gjendet në pozitën e fundit të tabelës në rangun e dytë të garave të futbollit kosovar.

Për këtë gjendje të një nga klubet më me renome në Kosovë, kanë reaguar tifozët “Kuqezinjet e Jakoves”, në rrjetet sociale.

Gjendja në të cilën gjendet KLUBI YNË nuk është e rastësishme si nuk janë të rastësishme as thirrjet e pothuaj të gjitha partive politike në prag të zgjedhjeve… jemi djemtë e qytetit JEMI ARGAT e klubit ndërsa disa njerëz që tentojnë për interesa personale të destabilizojnë KLUBIN TONË i ftojmë që ta vizitojnë stadiumin dhe të paguajnë bileten dhe ta shohin ndonjë ndeshje dhe në të njejten kohë po ju lojim një porosi këtu që ato plane që i keni harroni qe keni me mujt mi realizu ndonjëherë. NE JEMI ME KLUBIN EDHE SIKUR TË GAROJMË NË LIGEN AMATORE !!!! Në ditët në vijim per veprimet e antarëve nuk mbajmë përgjegjësi ! KUQEZINJËT E JAKOVES”, thuhet në shkrimin e publikuar nga kjo tifozëri në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Vëllaznimi në mesjavë udhëton drejt Kastriotit, ku do të takohet me KEK-un.