Paralajmëron Hegseth: Ushtria amerikane, e gatshme ta zbatojë çdo vendim të Trumpit për Iranin

Ushtria amerikane është e gatshme të zbatojë çdo vendim që presidenti Donald Trump mund ta marrë në lidhje me Iranin.
Këashtu deklaroi dje sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, duke lënë të kuptohet se qëllimi i SHBA-së mund të bëhet më i qartë në ditët në vijim.
Duke dëshmuar para një komiteti të Senatit, Hegseth ishte shumë i kujdesshëm në deklaratat e tij publike, duke mos pranuar të thotë nëse Pentagoni ka përgatitur opsione për sulme ndaj Iranit.
Megjithatë, kur u pyet me këmbëngulësi nga ligjvënësit, ai e pranoi se është i gatshëm ta zbatojë çdo urdhër në lidhje me Iranin dhe paralajmëroi se Teherani duhet ta kishte dëgjuar thirrjen e Trumpit për të bërë marrëveshje mbi programin bërthamor, para se Izraeli t’i fillonte sulmet ajrore të premten.