75 Mall Live Search
14:20 / E Mërkurë, 05 Prill 2023 / L K

Paralajmëron Macron: Kushdo që mbështet Rusinë në konfliktin e Ukrainës është ‘bashkëpunëtor’

Presidenti Emmanuel Macron ka mbërritur në Pekin për një vizitë shtetërore tre-ditore.

Duke folur për gazetarët, udhëheqësi francez tha se kushdo që ndihmon Rusinë në konfliktin e Ukrainës është bashkëpunëtor”.

“Ne kemi vendosur që në fillim të konfliktit të ndihmojmë Ukrainën dhe gjithashtu e kemi bërë shumë të qartë se kushdo që ndihmon agresorin do të ishte bashkëpunëtor në shkeljen e ligjit ndërkombëtar,” tha Macron./abcnews.al/