21:11 / E Premte, 03 Prill 2020 / indeksADMonline

Paralajmëron Molliqaj: Kapja e bordeve janë vetëm fillimi i këtyre populistëve

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj thotë se diskursi populist i Kurtit nuk qon në rezultate me ndryshe se këto që po i shohim.

Ai thotë se shkelja e Kushtetutës dhe kapja e bordeve janë vetëm fillimi.

Shkrimi i plotë i Molliqajt:

Paralajmërimet tona dalin të sakta jo sepse kemi pasur dëshirë që të jenë të tilla, por sepse Kurti, me diskursin e tij populist, nuk çon në rezultate më ndryshe se këto që po i shohim.

Populistët kanë disa karakteristika të përbashkëta. Ndër tjera, kapjen e shtetit e performojnë në skenë të hapur, sepse e legjitimojnë veten si përfaqësuesit e vetëm të popullit e normalisht, sipas tyre, populli po e merr në dorë shtetin e jo partia. Është për shkak të kësaj që nuk do të shohim nga populistët kapjen klasike të shtetit me kushërinj e miq por me militantë e të besuar të partisë. Kapja e shtetit, pra, për populistin, shërben për të vendosur partinë, e në këtë rast veten, mbi shtetin, gjithmonë nën ombrellën e përfaqësimit të vetëm të legjitimuar të popullit.

Kjo mendësi është e rrezikshme. Rrezikshmëria e saj po dëshmohet çdo ditë. Shkelja e Kushtetutës dhe kapja e bordeve janë vetëm fillimi. Demokracia duhet të mbrohet me çdo kusht, kundër populizmit e kundër kapjes së shtetit e shndërrimit të tij në parti-shtet.