Paralajmëron Mourinho: Pasi e kaloi Bayernin, ky Liverpool pritet të shkelë gjithçka para vetes
Jose Mourinho ka deklaruar se Liverpooli e ka kaluar krizën e javëve të fundit dhe se tani është në gjendje të shkelë gjithçka para vetes.
Trajneri portugez ka thënë se është befasuar nga paraqitja e Reds ndaj Bayern pasi që sipas tij ka qenë i bindur në kualifikimin e gjermanëve.
“Liverpool më ka befasuar mua. Mendoja se do të kalojë tutje Bayerni. Por, nëse dikush të befason për të mirë, Liverpooli është i pari. Ata janë në gjendje të habisin shumë njerëz me performancat e tyre.
Fitorja e Liverpoolit ka përmirësuar gjendjen psiqike të skuadrës. Jam i bindur që në ndeshjet e ardhshme ata mund të shkelin gjithçka para vetes. Kjo do të bëjë që në Premierligë ata të paraqiten denjësisht për titull” ka thënë Mourinho./Indeksonline/