15:01 / E Premte, 24 Janar 2020 / indeksADMonline

Paralajmëron Vjosa Osmani: Deri të dielën, do të dihet epilogu për marrëveshjen me VV-në

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se shumë shpejt do të takohen më përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje për të bërë përafrimin përfundimtar për koalicionin bashkëqeverisës.

Osmani ka thënë se me VV-në, do të takohen shumë shpejt, por theksoi se nuk kanë lëvizur nga oferta e tyre e fundit.

Osmani i bëri thirrje partnerit eventual që të shfrytëzohet çdo mundësi që të arrihet koalicioni qeverisës.

Ish-kandidatja e LDK-së për kryeministre, tha se shumë shpejt do të kenë takimin e radhës me përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje.

Derisa për mundësitë e lëvizjes së qëndrimeve, Osmani tha se ajo nuk bëhet në baza individuale, por ato i bëjnë organet vendimmarrëse të LDK-së, të cilat ajo thekson se janë përcaktuar.

Për afatin e vënë nga lideri i LDK-së që deri ditën e diele të vendoset nëse do të ketë ose jo marrëveshje në mes LDK-VV, Osmani tha se kjo është vendosur për arsye të përfundimit sa më parë të marrëveshjes, në mënyrë siç tha ajo t’i jepet kohë mandatarit për kryeministër të negociojë edhe me pakicat minoritare.

Prej ditës së hënë kur është mandatuar për kryeministër, Albin Kurti kanë mbetur edhe njëmbëdhjetë ditë kohë për formimin e qeverisë.

Derisa ka rreth dy javë ku dy partitë që po pretendojnë të formojnë koalicionin qeverisës nuk janë takuar.