75 Mall Live Search
09:33 / E Shtunë, 31 Gusht 2024 / MSH

Paralimpisti Grevist Bytyqi garon sot në Lojërat Paralimpike, të parat për Kosovën

Paralimpisti Grevist Bytyqi do të garojë sot në Lojërat Paralimpike “Paris 2024”, të parat në historinë e shtetit të Kosovës.

Më 28 gusht, në praninë e më shumë së 50 mijë spektatorëve, në Paris, nisën Lojërat Paralimpike “Paris 2024”, të cilat shënuan debutimin e shtetit të Kosovës në këtë ngjarje madhështore të parasportit në botë.

Ndërkaq sot, më fillim nga ora 11:11, paraatleti me të cilin Kosova përfaqësohet në këtë kompeticion, do të garojë në sportin e atletikës, në kategorinë T46, në disiplinën 1500 metra.

Bytyqi në këtë rrugëtim sfidues për Kosovën, është i shoqëruar nga presidentja e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini, trajneri Adrian Mazreku, shefja e misionit, Arjeta Gashi dhe pjesëtarë të tjerë të lëvizjes paralimpike kosovare.

Paraqitja e sotme e Grevistit në Paris vjen pas pranimit të Kosovës në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar gjatë vitit të kaluar.

Debutimin e Kosovës në këto lojëra mund ta ndiqni drejtpërdrejtë në kanalin e Youtube-s të Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar, apo në kanalet e publikuara në KËTË LINK.