Parandalimi i kontrabandës në burgje, Haxhiu e Dibrani ndajnë mirënjohje për zyrtaret korrektuese

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe drejtori i Shërbimit Korrektues, Ismail Dibrani kanë takuar sot zyrtaret korrektuese për t’i falënderuar për punën që po bëjnë në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës brenda burgjeve.

Haxhiu e Dibrani me këtë rast iu kanë ndarë edhe mirënjohje të gjitha atyre grave që po punojnë me përkushtim për përmirësimin e sistemit të drejtësisë.

“Mirënjohëse dhe falënderuese për angazhimin profesional të zyrtareve korrektuese në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës në institucionet korrektuese. Në shenjë falënderimi për to, së bashku me Ismail Dibranin, iu ndamë mirënjohje në një takim të përbashkët”, ka thënë ministrja Haxhiu./IndeksOnline/