75 Mall Live Search
23:43 / E Martë, 01 Mars 2022 / OSH

​Parandalohet atentati ndaj Zelensky

Është penguar një atentat ndaj presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky nga anëtarë të një grupi elitar të paraushtarakëve çeçenë.

Oleksiy Danilov, sekretari i shërbimit të sigurisë kombëtare të Ukrainës, tha se grupi elitar Kadyrovichi kishte tentuar të vriste presidentin Zelensky, por ishte parandaluar.

Në krye të Çeçenisë është Ramzan Kadyrov, sipas të cilit ka marrë emrin edhe njësia paraushtarake dhe ajo është nën kontrollin e Rusisë.