75 Mall Live Search
15:32 / E Hënë, 05 Janar 2026 / S Z

Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot është parandaluar një tentativë për futje të kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Gjatë kontrollit të rrobave të sjella nga një vizitor, stafi ka gjetur dhe konfiskuar një telefon mobil, i fshehur në mënyrë të kamufluar në rrobat e destinuara për një të burgosur.

Si pasojë, vizita u anulua menjëherë, ndërsa ndaj vizitorit janë ndërmarrë masat ligjore përkatëse.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në zbatimin e kontrolleve të rregullta dhe masave të sigurisë, me qëllim parandalimin e veprimeve të kundërligjshme dhe garantimin e rendit dhe sigurisë në institucionet korrektuese”, theksohet në njoftim.