Parandalohet futja e substancave narkotike në burgun e Dubravës

Është parandaluar kontrabandimi i substancës së dyshuar narkotike në Qendrën Korrektuese të Dubravës.
Gjatë patrullimit të perimetrit të jashtëm, stafi i sektorit të sigurisë në Qendrën Korrektuese të Dubravës ka arritur të parandalojë futjen e një sasie të substancës së dyshuar narkotike.
“Falë informacioneve të brendshme dhe vigjilencës së stafit, tentativa për kontrabandim është zbuluar dhe neutralizuar në kohë.
Lidhur me rastin, janë njoftuar autoritetet kompetente, të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e përgjegjësve.
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar për të parandaluar çdo tentim për futjen e sendeve të ndaluara në institucionet korrektuese, duke siguruar një mjedis të sigurt dhe të rregullt”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.