75 Mall Live Search
17:14 / E Hënë, 08 Prill 2024 / FR

Parandalohet gara ilegale, shoferi gjobitet me 400 euro, 4 pikë negative dhe 10 muaj ndalim drejtimi

Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostradë” edhe një herë ka identifikuar kundërvajtësit.

Në bazë të publikimit të video incizimeve në rrjetet sociale u identifikua shoferi që ka marrë pjesë në gara ilegale të shpejtësisë, i njëjti është gjobitur me 400 euro, 4 pikë negative dhe 10 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.

“Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostradë” dhe në bazë të publikimit të video incizimeve në rrjetet sociale ka identifikuar shoferin që ka marrë pjesë në gara ilegale të shpejtësisë, i njëjti është gjobitur 400 €, 4 pikë negative dhe 10 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, ka njoftuar policia.