Parandalohet kontrabanda e duhanit përmes malit në Debelldeh
Njësitet policore kanë parandaluar sot një rast të kontrabandës.
IndeksOnline raporton se një i dyshuar po lëvizte me veturën e tij rrugëve malore të fshatit Debelldeh, teksa i njëjti kishte shmangur thirrjet e policisë për t’u ndalur për kontroll.
Burimet pohojnë se i dyshuari po barte me vete afro 360 kilogramë duhan të papërpunuar, të cilin e zbrazi nga vetura në një nga rrugët e zonës pyjore, për të ikur më pas.


Malli dyshohet të jetë transportuar nëpërmjet rrugëve ilegale nga territori i Maqedonisë së Veriut, teksa personi që po drejtonte automjetin është i njohur për policinë.
Me të sekuestruar mallin, policia dhe njësitet relevante kanë vlerësuar sasinë e duhanit, që kap vlerën prej afro 20 mijë eurosh.
Rasti është ende duke u hetuar.
Sipas vlerësimeve të tregut, vlera e përgjithshme e mallrave të kontrabanduara arrin rreth 20 mijë euro.



