75 Mall Live Search
10:00 / E Premte, 22 Maj 2026 / OSH

Parandalohet kontrabanda në Dubravë, si u tentua të futej droga përmes furgonit të kuzhinës

Sherbimi Korrektues i Kosoves njofton se dje rreth orës 15:30 në Qendrën Korrektuese të Dubravës është parandaluar një rast i tentativës së futjes së kontrabandës brenda institucionit korrektues.

Bazuar në informacione të siguruara nga njësia e inteligjencës së SHKK-së, zyrtarët korrektues kanë realizuar kontroll të detajuar të furgonit të kuzhinës në tunelin e hyrjes së institucionit.

Gjatë këtij kontrolli është zbuluar lëndë e dyshuar narkotike, e cila ishte e fshehur në pjesën e brendshme të llamarinës së derës së pasme të automjetit.

Menjëherë pas identifikimit të rastit janë ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale, janë iniciuar hetime të brendshme dhe është njoftuar policia e cila po merret me rastin.