Parandalohet kontrabanda në tri raste të ndara

Njësitë e Doganës kanë arritur të parandalonin kontrabandën në tri raste të ndara. Fillimisht Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Inspektoratin Farmaceutik – Ministria e Shëndetësisë, ka marrë pjesë në kontrollin e një barnatoreje në Pejë, ku edhe është gjetur një hapësire në pjesën e fundit të subjektit e punuar posaçërisht për fshehjen e barnave të kontrabanduara. Asnjë nga barnat e gjetura në ketë hapësirë të fshehur nuk kishin banderola të Republikës së Kosovës.
Gjithashtu një plan veprimi i implementuar në pikëkalimin e Hanit të Elezit ka zbuluar dy tentativa kontrbandime. Në rastin e parë në një automjet udhëtaresh në një hapësirë të fshehtë post-fabrikante janë gjetur 45 telefona celularë. Në rastin e dytë në një autobus udhëtaresh është gjetur një sasi e konsiderueshme e produkteve farmaceutike – hormone për stimulim të fekondimit artificial.

Në të tria raste mallrat janë konfiskuar si edhe ka vazhduar procedura kundërvajtëse. Dogana fton qytetarët që të lajmërojmë rastet e kontrabandës dhe korrupsionit përmes linjave tona të komunikimit pa pagesë 080050095.