75 Mall Live Search
16:27 / E Mërkurë, 27 Gusht 2025 / S Z

Parandalohet kontrabandë me duhan e produkte të falsifikuara në Bërnjak

Sot në pikën e kalimit kufitar në Bërnjak, Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me zyrtarët e pikës kufitare, kanë zhvilluar një plan operativ duke kryer kontrolle të detajuara.

Gjatë këtij operacioni, Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se është selektuar për kontroll një automjet, ku pas një verifikimi të hollësishëm janë zbuluar dhe sekuestruar duhan e tuta sportive me marka të mbrojtura tregtare, të dyshuara si të falsifikuara.

“Sot, në Pikëkalimin Kufitar Bërnjak, Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me zyrtarët e pikës kufitare, kanë zhvilluar një plan operativ me fokus në kontrolla të detajuara. Gjatë këtij operacioni është selektuar për kontroll një automjet, ku pas një verifikimi të hollësishëm janë zbuluar dhe sekuestruar: 27,5 kg duhan i grirë, i dyshuar për kontrabandë e  126 palë trenerka me marka të mbrojtura tregtare, të dyshuara si produkte të falsifikuara”, thuhet në njoftim.