75 Mall Live Search
08:47 / E Hënë, 15 Shkurt 2021 / OSH

Parandaloni irritimet dhe skuqjet: Mbrojeni kështu lëkurën e tij

Ta përkëdhelësh është një kënaqësi. Të kujdesesh një detyrë, prandaj jini të kujdesshëm! Parandaloni irritimet dhe skuqjet me një higjienë të kujdesshme të përditshme duke përdorur produkte specifike për bebe.

Në karrocë, në këmbët e tij të vogla s’ka rëndësi. E rëndësishme është sipas pediatërve që fëmija të bëjë shëtitje për çdo ditë në kopshte, parqe aty ku ajri është më i pastër.

Por ditëve të ftohta është një problem delikat: lëkura delikate e vogëlushit mund të skuqet dhe të çahet.

Atëherë ç’duhet bërë? Mbrojtja e parë janë kapelat, dorëzat, çorapet dhe më pas duhen prodhime specifike që e mbrojnë lëkurën e tij gjatë të gjithë ditës, transmeton Telegrafi.

Në ambient të hapur pa rreziqe

Faqet e kuqe që tregojnë shëndet, por edhe të thata, pikërisht një lloj si duart dhe buzët: shumë shpesh ky është efekti i qëndrimit për disa orë në ajër të pastër.

Para se të dilni nga shtëpia, pra, krijoni një lloj barriere mbrojtëse për lëkurën e vogëlushit. Në fytyrë shpërndani një shtresë të bollshme kremi që e ndalon dehidratimin. Këtë bëjeni edhe mbi duar edhe se më pas do të veshë dorëzat. Shpërndajeni edhe në buzë pasi i mbron dhe i lë të buta.