75 Mall Live Search
19:41 / E Shtunë, 03 Gusht 2019 / indeksADMonline

Parandaloni rënien e flokëve me këta përbërës

Rënia e flokëve është një proces shumë normal që prek pothuaj çdo njeri, por nëse vini re se po humbni gjithmonë e më shumë flokë duhet t’i kushtoni rëndësinë e duhur.

Së pasi duhet të blini një shampo me pH (Pehash) neutral ose thjesht përdorni një shampo për bebe.

Zgjedhja e llojit apo markës është në dorën tuaj. Për këtë trajtim ju duhen 10 pika vaj esencial rozmarine ose vaj limoni dhe 2-3 kapsula vitaminë E.

Vaji i rozmarinës është një ndër vajërat bimorë më të mirë që mund të përdorni pasi nxit qarkullimin e gjakut në skalpin e kokës, çka ndikon në forcimin e flokëve.

Nëse nuk keni mundësi të gjeni vaj rozmarine, mund ta zëvendësoni me vaj limoni, i cili shquhet për vetitë e tij antiseptike dhe ju jep flokëve butësi dhe shkëlqim.

Pasi keni shtuar përkatësisht nga dy lugë gjelle me vaj rozmarine ose vaj limoni, shtoni në shampo dy kapsula vitaminë E dhe tundeni.

Vitamina E është e shkëlqyer pasi parandalon rënien e flokëve dhe i forcon ato.

Kjo shampo duhet përdorur çdo dy ditë. Aplikojeni mbi flokë të lagur dhe masazhojeni për 10-15 minuta. Më pas shpëlani kokën me ujë të ftohtë.