17:18 / E Martë, 15 Tetor 2019 / indeksADMonline

Paraqiten pamje të rralla të vajzës së Xhensilës dhe Besit

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku përbëjnë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptarë, shkruan Indeksonline.

Ata tanimë janë bërë prindër të një vajze dhe po e shijojnë secilin moment me Ajkën e vogël.

Ka pasur raste të rralla kur vajza e vogël është shfaqur për publikun.

Mirëpo së fundmi ka qenë vetë Bes Kallaku i cili ka publikuar një foto të vajzës së tij Ajkës ku së bashku po kalonin kohë duke u argëtuar në mesin e kafshëve shtëpiake si delet dhe lopët.

“Ka ngja nga baba, dashuria për kafshët. Në fakt edhe mami ka dashuri për një kafshë si puna ime”, ka shkruar me shaka Besi në mbishkrimin e videos së publikuar. /Indeksonline/