75 Mall Live Search
14:20 / E Enjte, 27 Shkurt 2025 / AR

Paraqitja brilante e Rita Ores, fustani merr vëmendje

Rita Ora i ka bërë të gjithë të kthejnë kokën me daljen e saj të fundit. Ajo mori pjesë në tapetin e kuq në sezonin 3 të The Masked Singer.

Aktorja dhe këngëtarja britanike zbukuroi setet e sezonit 3 të “Këngëtarit të maskuar” e veshur me një fustan të zi dhe të artë në qafë me një detaj me prerje zemre që u bë diskutim, transmeton Indeksonline.

Rita e kompletoi look-un me një palë doreza të zeza me gjatësi mbi bërryla, një byzylyk ari të trashë, një palë vathë në formë ovale ari me diamante.

Fustani i zi dhe i artë i Rita Orës pushtoi zemrat e ndjekësve të saj dhe maniakëve së modës./Indeksonline/