Paraqitja e Ivana Knöll shokoi fansat, askush nuk e njohu në rrugë

Tifozja më e famshme kroate, Ivana Knöll, ka renë përsëri në qendër të vëmendjes, por këtë herë për shkak të një ndryshimi drastik në imazhin e saj.
Në postimin e fundit në Instagram, të cilin e ndau me më shumë se dy milionë ndjekës, Knöll pozoi me miliarderin austriak Toto Wolff, i cili tani është CEO i ekipit Mercedes-AMG Petronas Formula One, transmeton Indeksonline.

Përveç tij, ajo etiketoi në postim edhe miliarderin italian dhe shefin e disa ekipeve të F1 gjatë historisë, Flavius Briatore.
Në atë postim, Knöll i shokoi fansat me një pamje të re, flokë bjonde, e cila u bë hit në rrjetet sociale. Modeli i ri i flokëve shkaktoi reagime të përziera tek ndjekësit.
Ndërsa disa ishin të kënaqur me ndryshimin, të tjerë shprehën habi për ndryshimin drastik nga pamja e saj karakteristike. Knöll njihet për imazhin e saj tërheqës dhe zgjedhjet e guximshme të modës, kështu që shumë ndjekës komentuan se ky hap është vetëm një tjetër konfirmim i guximit të saj.

Ndryshe nga postimet e mëparshme në të cilat ajo ndante shpesh momente nga ndeshjet e futbollit dhe pushimet, ky postim nga Miami i sjell një dimension të ri jetës së saj, dhe përveç modelit të flokëve, vëmendjen e tërhoqi edhe mjedisi i saj shoqëror.
Shumë veta e kanë vënë re shoqërinë e saj, veçanërisht përkrah dy figurave të shquara të biznesit dhe sportit. Duke marrë parasysh që ajo tashmë është bërë e famshme përtej kufijve të Kroacisë, Ivana Knöll vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, qoftë për shkak të stilit, imazhit apo rolit që luan në sport dhe jetën shoqërore./Indeksonline/
