Paraqitja e Meghan Markle në Javën e Modës

Meghan Markle u shfaq me shumë stil këtë të shtunë në Paris, ku mori pjesë në Javën e Modës, duke shënuar kështu vizitën e saj të parë në Europë që prej më shumë se dy vitesh.
Dukesha e Sussex-it, 44 vjeçe, u pa e buzëqeshur teksa largohej nga hoteli për të ndjekur sfilatën e markës Balenciaga në kryeqytetin francez.
Kjo është vizita e saj e parë në Europë që nga Lojërat Invictus 2023, të mbajtura në Düsseldorf të Gjermanisë, shkruan “Daily Mail”.
Ajo u fotografua me një veshje shumë elegante: një mantel të bardhë të gjatë e të gjerë, i kombinuar me një këmishë të bardhë dhe pantallona në të njëjtën ngjyrë.
Veshja u plotësua me taka të zeza me majë dhe aksesorë minimalë, ndërsa flokët i kishte të kapura me një topuz të rregullt, duke krijuar një pamje të thjeshtë por tepër elegante.
