Paraqitja e yjeve në Brits Awards 2024, shkëlqeu Dua Lipa

Edhe këtë vit, yjet u siguruan të lënë gjurmë në tapetin e kuq të Brits Awards. Tributi i Lady Gaga për Alexander McQueen në 2010, Kate Moss e cila nderoi David Bowie në 2014, apo Harry Styles veshur me Nina Ricci vjet, janë vetëm disa nga rastet që e kanë shenjuar historinë. Por edhe ky vit u konsiderua shumë i rëndësishëm për paraqitjet e stilit dhe veshjeve.
Nga fustanet e zinj të Dua Lipa, Kylie Minogue dhe Raye e deri te ngjyrat e gjalla të veshura nga Olivia Dean, Charli XCX dhe Clara Amfo, gjithçka parakaloi në tapetin e kuq ishte unike dhe shumë e ndryshme nga njëra-tjetra.
Më tej, po ju tregojmë veshjet më të paharrueshme të këtij viti në çmimet Brits.
Charli XCX – Marni
Dua Lipa – Versace dhe Tiffany & Co.

Olivia Dean – Saint Laurent

Raye – Fendi haute couture
Ellie Goulding – Alberta Ferretti
Kylie Minogue

Maya Jama – Harris Reed
