Paraqitja fantastike kundër Portugalisë, gjiganti spanjoll nis kontaktet me agjentin e Robin Gosens

Mbrojtësi gjerman, Robin Gosen pati paraqitje fantastike kundër Portugalisë.
Kjo nuk ka kaluar pa u vërejtur nga ekipet e mëdha, transmeton Indeksonline.
Sipas mediumit gjerman “Sport1”, klubi i Barcelonës ka filluar kontaktet me agjentin e Gosensit.
Ekipi i Atalantas ka aktivizuar opsionin për të ia rinovuar automatikisht kontratën edhe për një vit, deri në vitin 2023.
Gosens nuk ka klauzol lirimi. Atalanta po kërkon së paku 35 milionë euro për shërbimet e tij./Indeksonline/