Paraqitja plot stil e Hailey e Justin, modelja ekspozon barkun e fryrë

Justin dhe Hailey Bieber kanë dal për darkë.
Çifti u panë për dore ndërsa mbërritën në restorantin Funke për një darkë të mërkurën në Beverly Hills, Kaliforni, transmeton Indeksonline.

Këngëtari 30-vjeçar i “Ghost” kishte veshur një këmishë me jakë blu të hapur me xhinse të gjera, ndërsa modelja 27-vjeçare dhe themeluesja e kujdesit të lëkurës Rhode ekspozoi barkun e saj shtatzënë me një mini fustan të zi e cila dukej për mrekulli./Indeksonline/
