18:02 / E Mërkurë, 15 Shtator 2021 / AR

Paraqitja unike e Dhuratës, krijon atmosferë të paparë në Londër

Dhurata Dora që kur u inkuadrua në skenë është shndërruar në listën e këngëtareve më të dashura për publikun.

Është talenti i saj dhe bukuria e pakrahasueshme që e bëjnë të dallohet nga të tjerat, shkruan Indeksonline.

Pas sezonës së suksesshme, ajo ka nisur t’i mbajë koncertet jashtë Kosovës, duke argëtuar shqiptarët kudo që janë me zërin e saj dhe hitet e shumta.

Përmes postimeve në Instagram, ajo solli disa momente duke e kall ndejën në Londër për dy netë rresht.

Aty shihet se ka numër të madh të njerëzve, duke e shijuar çdo moment me këngët e saj.

Si gjithmonë, edhe kësaj here ajo i ka kushtuar kujdes dukjes së saj, e cila është për çdo lavdatë/Indeksonline/