75 Mall Live Search
09:21 / E Premte, 08 Nëntor 2024 / G T

Paraqitje e dobët e portierit Amir Saipi në Serbi, pranoi katër gola

Skuadra e TSC nga Serbia shënoi një fitore historikë mbrëmë në UEFA Conference League, pasi me rezultat të thellë 4:1 mposhti Luganon.

Në portën e skuadrës mysafire nga Zvicra ishte portieri i Kombëtares së Kosovës, Amir Saipi, shkruan Indeksonline

Saipi bëri një paraqitje të dobët dhe mori katër gola nga futbollistët e klubit serbë.

Por, nuk ishte vetëm Saipi shqiptari që luajti në qytetin serb, Backa Topola.

Në këtë ndeshje luajtën edhe tre lojtarë të tjerë shqiptarë, si: Albian Hajdari, Uran Bislimi dhe Shkëlqim Vladi.

Edhe kjo treshe u vlerësuan dobët nga “Flashscore” në këtë humbje të skuadrës së tyre midis Serbisë./Indeksonline/