75 Mall Live Search
18:54 / E Shtunë, 13 Shkurt 2021 / Blerim

Paraqitje e mirë e dy kosovarëve te Salzburgu/ Vallci asist, Berisha gol!

Skuadra e Salzburgut ka vazhduar me fitore edhe në xhiron e 17-të të Bundesligas në Austri.

Salzburg mposhti ekipin e Tirolit me rezultat 4-2, shkruan IndeksOnline.

Në këtë ndeshje luajtën edhe dy lojtarët kosovarë, Albert Vallci dhe Mergim Berisha. Madje të dy lanë ‘shenjë’ të mirë në këtë ndeshje.

Vallci bëri një asist te goli i Dakas në pjesën e parë, kurse Mergim Berisha shënoi golin e dytë në minutën e 80-të. Për sulmuesin, Berisha ky ishte goli i tij i tetë në kampionat.

Me fitore Salzburg vazhdon kryesimin në ligë me 40 pikë në 17 xhiro, 3 më shumë se vendi i dytë Rapid Vienna./IndeksOnline/