75 Mall Live Search
18:31 / E Shtunë, 14 Shtator 2024 / G T

Paraqitje fantastike e Aro Muric në Premier League, vlerësohet lartë nga “Sofa Score”

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muric ka bërë një super paraqitje në ndeshjen ndaj Brightonit, e vlefshme për javën e katërt në Premier League.

Muric ishte heroi i vërtetë i skuadrës së tij, Ipswich Town – të cilët barazuan pa gola ndaj Brightonit, shkruan Indeksonline

Gardiani kosovar bëri gjashtë pritje në këtë përballje dhe u vlerësua lartë nga “Sofa Score” me notën 9.1.

Kujtojmë që Aro Muric është rikthyer te klubi anglez me një skandal mbi supet e tij – ku u largua nga grumbullimi dhe shkoi së bashku me Muslijën dhe Zhegrovën në një lokal nate./Indeksonline/