75 Mall Live Search
20:42 / E Hënë, 07 Prill 2025 / Gj. Sh

Paraqitje fantastike nga Korenica, shënon gol dhe asiston

Futbollisti kosovar, Meriton Korenica po shkëlqen në ligën rumune.

Ndeshjen e sotme ai ka shënuar një gol në minutën e 44-të, shkruan IndeksOnline.

Ekipi i tij CR Cluj po përballet me konkurrentin Univ. Craiova, ndeshje kjo me shumë rëndësi pasi të dyja skuadrat synojnë vendin e parë në tabelë.

Korenica po ashtu asistoi në golin e parë, të cilin e shënoi Kamara në minutën e 22-të.

Rezultati momental 2-0.