Paraqitjet e yllit të Kosovës bijnë në sy të gjigantit polak
Se paraqitjet me fanellën e Kosovës kanë ndikuar pozitivisht po vërehet dita-ditës.
Pas ofertave të shumta për Zenelin, tani edhe anëtari i Sandhausen Leart Paqarada po kërkohet nga disa skuadra.
Mbrojtësi kosovar është nën ‘radarin’ e Legia Warsawas, ekipit të famshëm polak.
Krahas Legias, për shërbimet e tij interesohen edhe disa skuadra të Bundesligës gjermane dhe jo vetëm.

Gjithsesi mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i tij, sa i përket destinacionit të radhës.