75 Mall Live Search
23:09 / E Shtunë, 18 Tetor 2025 / G T

Paraqitjet fantastike, Aro Muric mund të rikthehet në Premier League

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muric mund të rikthehet në Premier League qysh në afatin e janarit.

Dy skuadra të njohura kanë shprehur interesim për portierin e Sassuolos, shkruan Indeksonline

Bëhet fjalë për West Hamin dhe Wolvesin.

Të dy klubet kanë nevojë për një portier dhe profili i Aro Muricit është i duhuri për të dy ekipet.

Aro Muric është duke bërë paraqitje fantastike me ekipin italian. Madje në katër ndeshjet e fundit, Aro ka mbajtur portën e paprekur si me Sassuolon ashtu edhe me Kosovën./Indeksonline/