75 Mall Live Search
12:22 / E Diele, 20 Qershor 2021 / OSH

Parashikimet/ Franca mbetet favoriti më i madh i Evropianit, Anglia e Italia me gjasa shumë të vogla

Ueb faqja e njohur “Stats Perform” ka bërë parashikimet e reja në lidhje me Kampionatin Evropian.

Sipas publikimeve të fundit, Franca vazhdon të jetë favoriti më i madh, transmeton Indeksonline.

“Gjelat” kanë 23.3 përqind mundësi për ta fituar Evropianin. Në vendin e dytë ka lëvizur Gjermania pas fitores kundër Portugalisë.

Gjermanët tash kanë mundës 12.2 përqind për ta fituar. Në vendin e tretë është Portugalia me 10.6 përqind, ndërsa e katërta është Spanja me 10.2 përqind.

Anglia që u pa nga shumë njerëz favorit i madh, sipas “Stats Perform” ka mundësi vetëm 5.8 përqind që të bëhet Kampion i Evropës.

Italia që pati një start fantastik ka vetëm 6.8 përqind mundësi që të jetë fitues i Evropianit./Indeksonline/